Mbyllet koha e rregullt me barazim, Japonia dhe Kroacia shkojnë në vazhdime

Fituesi i ndeshjes Japoni – Kroaci do të vendoset pas vazhdimeve. 

Koha e rregullt e ndeshjes së 1/8 së finales në Botërorin ‘Katar 2022’, ka përfunduar me barazim 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Japonia kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë. Daizen Maeda realizoi për 1-0 në minutën e 44-të të takimit, pas asistimit nga Maya Yoshida.

Kroatët barazuan rezultatin pas fillimit të pjesës së dytë. Ivan Perisic shënoi për mrekulli me kokë në minutën e 55-të pas asistimit të Dejan Lovren.

Në pjesën e mbetur të sfidë të dy ekipet u treguan më të kujdeshme, duke pritur fundin e ndeshjes dhe duke u përgatitur për vazhdime.

Ky është dueli i parë që shkon në vazhdime në këtë fazë të Kampionatit Botëror.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Brazil – Korea e Jugut. /Gazeta Olle/ 

 

Foden: Bellingham është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë

Çeku pret që FIFA ta dënojë Serbinë