Mbyllet kampi për grumposhta U-15

Në stadiumin “Agron Rama” u zhvillua ndeshja finale e Kampit Edukativ Nacional, pasi që më parë Ekipi i trajnerëve në krye me Albert Bunjaku pëzgjedhës kishin bërë me kujdes dhe në mënyrë profesionale përzgjedhjen e 36 futbollistëve në mesin e 144 futbollistëve sa morën pjesë në këtë kamp.

Me këtë ndeshje është përmbyllur kampio Edukativ Nacional për grup-moshën U-15 ku për tri ditë u zhvilluan 12 ndeshje ndërmjet Rajoneve të Kosovës duke dëshmuar kështu cilësi, rivalitet dhe frymë sportive.

Adhuruesit patën rastin të shohin shumë futbollistë të rinj të talentuar që janë ardhmëria e futbollit të Kosovës. Pas një loje tejet të pëlqyeshme nga të dyja përzgjedhjet më të mirë ishin Përzgjdhja “Bardhë” të cilët ngadhnjyem me rezultat 1:0 me golin që e shënoi Valmir Veliu në minutën e 43-të. Kampin e ka vizituar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Shala. Të pranishëm ishin krerët e FFK—së kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi, anëtari i KE Agim Maloku dhe sekretari i përgjitshëm Eroll Salihu.

 

Çast nga ndeshja -2

 

 

Foto-1

 

Çast nga ndeshja-1

 

Përzgj. Bardhë

 

Përzgj. Kaltër