Mbyllet java e nëntë në Ligën e Parë, vazhdon forma katastrofale e Vëllaznimit

Ka përfunduar sot xhiro e nëntë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me një ndeshje në program.

Trepça ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal 1-0, në takimin e vlefshëm për Grupin A, shkruan Gazeta Olle.

Mitrovicasit gjenden në pozitën e parafundit në tabelë me tetë pikë.

Në anën tjetër, vazhdon të thellohet kriza e gjakovarëve, të cilët ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë në këtë edicion.

Kuqezinjtë kanë vetëm një pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara. /Gazeta Olle/ 

 

 

Presidenti Ademi priti delegacionin e UKSHFZ-së dhe FC Kosova Zurich

Aulona Muhadri, MVP e javës së parë në Superligën e Femrave