Mbyllet derbi i skuadrave shqiptare, Shkupi ia shkakton humbjen e parë kampionale Strugës

Derbi i xhiros së 11-të në kampionatit maqedonas ndërmjet Shkupit dhe Strugës ka përfunduar me fitore të vendasve. 

Shkupi arriti që t’ia shkaktojë humbjen e parë kampionale Strugës, duke fituar minimalisht, 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Derbi i ekipeve shqiptare u vendos pas një penalltie në minutën e 57-të.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Fredy Alvares, i cili i dha fitoren shkupjanëve.

Përkundër humbjes, Struga mbetet në vendin e parë në tabelë me 25 pikë, shtatë më shumë se Shkupi që pozicionohet në vendin e tretë. /Gazeta Olle/ 

Kosova U17 (vajzat) merr pjesë në kualifikimet e Evropianit 2023

Superliga vazhdon në mesjavë me ndeshje fantastike, vëmendja kryesore në Gjilan