Mbrojtia më e mirë në BKT Superligën e Kosovës, 11-të gola të pranuar

Drita është skuadra më e mirë në BKT Superligën e Kosovës sa i përket golave të pranuar në gjysmë-sezonën e edicionit 2021-22.

Drita nga 18-të ndeshje ka pranuar vetëm 11-të gola, ndërsa nuk ka pranuar në asnjë ndeshje më shumë se dy gola, duke qenë skuadra e vetme në futbollin kosovar që nuk ka pranuar më shumë se dy gola në një ndeshje.

Në vendin e dytë sa i përket mbrojtjes më të mirë në ligë ndodhet ajo e kampionit vjeshtor SC Gjilanit.

Skuadra kuqebardh ka pranuar 13 gola në 18 takime.

Ndërkohë në vendin e tretë është Ballkani me 14 gola të pranuar. / Gazeta Olle/

 

Skuadra e Llapit, skuadra më e mirë në dy renditje

Amir Rrahmani arrinë vlerën më të lartë në karrierë