Mbrojtësi kroat del pozitiv në doping, nga ky dënim pritet të përfitojë shumë ylli i ri i Kosovës

Kroati i talentuar Mario Vuskovic është shpallur fajtor për doping dhe është pezulluar për dy vjet jashtë fushave.

Dënimin e tij e ka konfirmuar klubi i tij gjerman, Hamburg.

Ylli 21-vjeçar ka dështuar në testin antidoping në mesin e shtatorit të vitit të kaluar pasi në kampionin e urinës së tij u gjetën gjurmë të eritropoietinës duke dalë kështu pozitiv me doping në gjak.

Hormoni në të cilin është gjetur në trupin e tij, është stimulant për të prodhuar sa më shumë rruazat e kuqe të gjakut, gjë e cila ka si funksion që të thithë më shumë oksigjen në trup.

Por nga ky dënim mund të përfitojë kapiteni i Kosovës U21, Valon Zumberi që është pjesë e Hamburgut.

Vuskovic ka qenë një titullar i rregullt në qendër të mbrojtjes te Hamburgu, derisa pas suspendimit të tij Valon Zumberi pritet të ketë hapësira më shumë te skuadra e madhe gjermane. /Gazeta Olle/

Mbi 500 mijë euro do të investohen në stadiumin e Malishevës

“Eja te Milani”, Leao bën agjentin dhe fton yllin e Bundesligës t’i bashkohet Rossonerëve