Mbrojtësi i Prishtinës, Krasniqi: Një fitore që na jep shpresë, por…

Mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka folur pas fitores ndaj Bodo/Glimt në kuadër të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës mposhti atë të Norvegjisë me rezultat 2-1.

Krasniqi ka thënë se kundërshtari ishte i fortë dhe nuk duhet t’i jepet hapësirë.

“Po është një fitore që na jep shpresë, por nuk duhet të jemi të kënaqur pasi është një kundërshtarë shumë i fortë”.

“Në fillim bëmë një gabim shumë të vogël dhe u ndëshkuam, duhet të jemi më të vëmendshëm me këtë kundërshtar”

“Pastaj e morëm lojën në dorë dhe luajtëm ashtu siç deshëm dhe i shënuam dy gola”, ka thënë Krasniqi.

Prishtina pas një jave do të luajë në Norvegji. /Gazeta Olle/

Babai i Messit: Largimi i Messit i konvenon Barcelonës

Messi largohet nga Barcelona me 35 trofe, 672 gola dhe 305 asistime