Mbrojtësi shtatëgjatë, Beshir Sheremeti, ka ndarë rrugët me klubin ku u rrit dhe u zhvillua si lojtar, Trepçën ‘89.
21-vjeçari bëri debutimin e tij me 89-shin, në një moshë shumë të re, duke dhënë shpresa për një siguri të lartë në mbrojtjen e mitrovicasve.
Megjithatë, fati nuk qe me të, pasi pësoi një lëndim të rëndë dhe u operua.
Por si një “luftëtar” i vërtetë, dhe me karakter të fortë prej futbollisti, Sheremeti është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe është i gatshëm për një aventurë të re.
Beshir Sheremeti, që nga sot është lojtar i ri dhe disa klube tashmë vecse kanë shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit perspektiv.