Mbrojtësi i njohur kosovar nuk do të largohet nga Ballkani, kontrata e re është gati

Mbrojtësi i njohur kosovar, Arbër Potoku ka vendosur t’i qëndrojë besnik klubit të Ballkanit edhe për një stinor.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se Arbër Potoku do të mbetet tek klubi i Ballkanit deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Lojtari kishte kontratë me klubin nga Theranda deri në fund të vitit (dhjetor), megjithatë kishte edhe oferta nga disa klube kosovare.

Siç mëson gazeta drejtuesit e Ballkanit kanë vendosur që t’i besojnë Potokut edhe për një stinor.

27 vjeçari do të mbrojë ngjyrat e Ballkanit të paktën deri në qershor të vitit 2023.

Trajneri i Shqipërisë, Reja: Do të luajmë për fitore ndaj Islandës

Prishtina me çdo kusht dëshiron t’i mbaj dy yjet e skuadrës