Mbrojtësi i Kosovës i kontribuon fitores së Interit në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi kosovar, Andi Hoti i cili aktivizohet për ekipin e U-19 të Interit ka arritur që të shënoj gol në fitoren që arriti përball Sheriff Tiraspol në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-1.

Andi Hoti arriti që të shënonte në minutën e 66-të të ndeshjes për rezultatin 2-0, por që në fund Interi e përmbylli takimin me fitore prej 2-1, pasi që Sheriff arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 83-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore ekipi i Interit gjendet në pozitën e parë me shtatë pikë të grumbulluara.

Andi Hoti tregon arsyet që e bindën Interin ta mbajë atë në skuadër - SHQIP.com

Andi Hoti në korrik të këtij viti ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e Interit.

Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024.

Hoti ishte transferuar në Inter nga ekipi zviceran Zurich në janar të vitit 2020.

Dhjetë sfida interesante në Ligën e Parë, vëmendja në Mitrovicë e Prishtinë

Zyrtare: Steve Bruce nuk është më trajner i Newcastle