Mbrojtësi i Feyenoord, Tyrell Malacia është duke kaluar orët e fundit në Rotterdam, shumë skuadra evropiane pas holandezit

Tyrell Malacia është duke kaluar orët e fundit në Rotterdam sipas lajmeve të fundit nga Holanda dhe Anglia, 22 vjeçari është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Një nga skuadrat më të interesuara për mbrojtësin e majtë është Manchester United, sipas lajmeve të fundit Erik Ten Hag dëshiron me çdo kusht ta sjellë në Old Trafford holandezin.

Malacia është duke kaluar në formë fantastike me Feyenoord, ku momentalisht janë vetëm një hap larg finalës në Ligën e Konferencës, finale që do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin Air Albania.

Për të gjitha skuadrat që janë të interesuara për shërbimet e holandezit, Feyenoord nuk do të filloj biesedimet pa një ofertë rreth 15 milionë euro.

/Gazeta OLLE/

 

Gerhard Progni “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Mërgim Berisha dhe Fenerbahce në verë pritet t’i ndajnë rrugët