Mbrojtësi i Ferencvarosit, Wingo: 3-0 nga ndeshja e parë është rezultat i mirë, por kemi edhe 90 minuta për të luajtur

Skuadra e Ferencvaroshit ka mbajtur konferencën për media para ndeshjen kthyese ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.

Para ndeshjes së nesërme, ka folur mbrojtësi i djathtë, Henry Wingo kampion me Molde në Norvegji më 2019 dhe më 2021 me Ferencvarosh, përcjell Gazeta Olle.

Wingo ka theksuar se duhet të jenë të përqëndruar pasi kanë edhe 90 minuta për të luajtur, por megjithatë janë në rrugë të mbarë për të kaluar në raundin tjetër.

“3-0 nga ndeshja e parë është rezultat i mirë, por kemi edhe 90 minuta për të luajtur. Duhet të mbajmë maksimalisht përqendrimin, të angazhohemi që të sigurojmë raundin tjetër, por e vërtet, jemi në rrugë të mbarë”.

“Nuk shoh epërsi apo disavantazh nga ndeshja pa shikues, sepse tani po bëhen një vit e gjysmë që jemi mësuar me një atmosferë të tillë, por me siguri që na mungon ndjenja e së luajturit para shikuesve. Krejt çfarë dëshiroj dhe pres të jetë ndeshje e mirë”, ka përfunduar ai.

/Gazeta Olle/

Donat Rexhepi: Kemi besim për rezultate pozitive

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë pritet ta vazhdojë karrierën te Prishtina