Mbrojtësi i Drenicës fillon stërvitjet me Teutën, zyrtarizimi çështje orësh

Teuta gjen më në fund mbrojtësin e ri. Pas largimit të Selmanit, kampionët në fuqi kanë hasur jo pak vështirësi në këtë repart dhe kanë zhvendosur Aleksin duke e larguar nga pozicioni i tij në mesfushë për të luajtur në qendër të mbrojtjes.

Harallamb Qaqi është afrimi më i fundit i Teutës në këtë merkato janari dhe Newsport.al mëson se mbrojtësi do të bashkohet sot me skuadrën në stërvitje që do të zhvillohet paraditen e sotme.

28-vjeçari në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Drenicës në Kosovë, ndërsa tani do të rikthehet në Superligën shqiptare.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti

Qaqi e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Laçi, Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu, kurse tani do të veshë fanellën e Teutës.

Në orët në vijim do të bëhet zyrtarizimi nga kampionët në fuqi.

Southampton has në konkurrencë të fortë për Brojën, e duan shumë klube

U largua nga Prishtina para një muaji, kjo është puna e Vangjelit te Tirana