Mbrojtësi i Arsenal drejt largimit

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin thuhet se do të largohet nga klubi në verë.

Topçinjtë kuptohet se kanë hulumtuar mundësinë e nënshkrimit të një mbrojtësi të ri të djathtë për muajt e fundit, shkruan The Sun.

Arteta e ka marrë dritën e gjelbërt nga drejtuesit për të  transferimin e një mbrojtësi të ri, sepse sipas të gjitha gjasave spanjolli Bellerin po numëron muajt e fundit në Emirates Stadium.

Achraf Hakimi ka qenë njëri nga emrat më të përmendur, por ky i fundit ka thënë se është i lumtur tek Inter dhe nuk po mendon largimin.

Poashtu, mbrojtësi i Brighton, Tariq Lamptey ishte përfolur për një transferim të mundshëm tek Gunners, por deri më tani nuk ka pasur diçka konkrete.

Gjithsesi gjatë afatit kalimtar veror pritet të mësohet e ardhmja e spanjollit, si dhe zëvendësuesi i tij te Arsenali.

/Gazeta Olle/