Mbrojtësi argjentinas vdes pas kolapsit në fushë

 Mbrojtësi argjentinas, Cristian Gomez, ka vdekur pas kolapsit në fushë, gjatë ndeshjes që skuadra e tij, Primera B luante ndaj Atletico Paranas të dielës.

Pas 30 minutash lojë, 27-vjeçari ra pa ndjenja në fushë. Ai gjatë rrugës për në spital ndërroi jetë.

“Ne provuam ta shpëtojmë, ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital”, tha mjeku, Miguel Darre.

Kjo është tragjedia e dytë pas dy javës, kurse 21-vjeçari Emanuel Ortega ndërroi jetë pas përplasjes në një muri. (Gazeta Olle)