Mbrëmë u tha që Hasi do të shkojë te Olympiacosi, por shikoni lajmin e fundit

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re. Pas shkarkimit nga skuadra polake Legia Varshava, Hasi ka mbetur trajner i lirë dhe ka refuzuar disa ekipe kryesisht nga Belgjika.

Por duket se oferta e duhur ka ardhur nga Greqia për ish-mesfushorin gjakovar.

Gjiganti grek Olympiacos pritet të jetë skuadra e ardhshme e Hasit dhe për këtë mediat në Greqi janë të bindura.

hasiii

Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiff së bashku me drejtorin sportiv të gjigantit grek.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda javës.

Bëhet e ditur se Hasi do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

Hasi më parë është kërkuar edhe nga dy skuadrat greke, Gent dhe Royal Antwerp.

besnik-hasi