Mbiwa: Goli në derbi më ndryshoi jetën

Goli i tij me kokë në fitoren e Romës ndaj Lazios në edicionin e kaluar, iu solli verdhekuqëve fitoren në derbi 2:1, dhe ai moment e ka ndryshuar jetën e Yanga Mbiwas.

“Goli në derbi ma ka ndryshuar jetën. Unë e di që ata donin të fitonin, por në fund ne e arritëm një gjë të tillë. Sa i përket të ardhmes, kurrë nuk kam menduar që të largohem. Po bëjmë një skuadër të mirë dhe tani na pret një edicion i vështirë”, deklaroi Mbiwa.

Ai erdhi te Roma gjatë verës së kaluar, duke shkelur kryeqytetin italian në formë huazimi nga Newcastle. /Olle