Mbi 500 mijë euro do të investohen në stadiumin e Malishevës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Malishevës për ndërtimin e infrastrukturës së stadiumit të qytetit “Liman Begaj”.

Sipas njoftimit, ky memorandum është nënshkruar në mes kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati dhe ministrit Hajrulla Çeku, ku investimi pritet të jetë rreth 500 mijë euro.

Postimi i plotë:

Mbi 500 mijë euro investime në infrastrukturën e stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë
Sot kishim për vizitë në Komunën e Malishevës, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku, me të cilin edhe kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me vlerë rreth 500 mijë euro, që për qëllim ka ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e qytetit në Malishevë.

Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm.

E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete.

KB Kosovari inkuadrohet në Ligën e Parë

Mbrojtësi kroat del pozitiv në doping, nga ky dënim pritet të përfitojë shumë ylli i ri i Kosovës