Mbeti prapa në luftë për titull, Shkëndija gati t’i rikthejë tre emra të njohur në skuadër

Te Shkëndija siç duket janë bërë pishman për largimin e lojtarëve gjatë verës, por edhe më herët.

“Sportmedia” shkruan se klubi po punon për të rikthyer tre lojtarë në fanellën kuqezi.

I pari është Sefer Emini, një nga lojtarët e rinj më të mirë të Maqedonisë, ku ka shkelqyer me Makedonija GP.

Drejtuesit e kampionit aktual janë tashmë në negociata përfundimtare me lojtarin.

Shkëndija ka dëshirë të rikthejë edhe Ennur Totren dhe Ferhan Hasanin.

Kjo mund të tingëllojë e pabesueshme, sidomos për Totren, i cili tashmë është lojtar i Tiranës dhe ka pasur paraqitje të mira në klub.

Në anën tjetër që pre largimit nga Partizani, Ferhan Hasani është ende pa klub.

Ai mund të kthehet që ta ndihmojë Shkëndijë në luftë për titull, pasi kanë mbetur 8 pikë pas Shkupit.

Lilaj ka arritur marrëveshje me klubin e njohur shqiptar

Derbi Young Boys – Basel, nuk kaloi pa tensione – momenti kur goditet Pajtim Kasami me shkrepëse