Mbërrin në Prishtinë nënkampionia e botës

Boksierja e talentuar e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku (60 kg), mbërrin në Prishtinë pas suksesit të madh në Kampionatin Botëror për juniore, që u mbajt në Taipen të Tajvanit.

Donjeta është fituese e medaljes së argjendtë, e cila në finale pësoi humbje nga boksierja amerikane Gutierrz Guadalupe. Donjeta së bashku me trajnerin e saj, Shefki Bogujevci dhe zëdhënësin e Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, në orët e paradites, zbarkuan në aeroportin ‘Adem Jashari’ .

Nënkampionia e botës u prit si trimëreshë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani me bashkëpunëtorët e tij, si dhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi. (Foto:Bota Sot)