Mbappe thyen rekordin e vendosur nga Leo Messi në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe ka thyer rekordin e Leo Messit në Champions.

30 gola, Kylian Mbappe ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Me golin që shënoi mbrëmë në Champions, ai arriti shifrën e 30 finalizimeve më së shpejti në histori, në moshën 22-vjeçare e 352 ditë, derisa Messi e kishte arritur këtë dhe mbante rekordin me 23 vite e 131 ditë që nga viti 2010.

Sulmuesit të PSG-së iu deshën vetëm 70 sekonda për të shënuar golin e parë mbrëmë kundër Club Brugge në Parc des Princes, derisa më pas realizoi edhe një tjetër deri në fund të ndeshjes.

Joao Felix një dështim te Atletico Madrid, portugezi mund të largohet

Distria Krasniqi e Toni Kuka në garë për më të mirin e Botës, trajneri ka një kërkesë për shqiptarët