Mbappe pranon se dëshironte të largohej në verë: Doja që klubi të fitonte para nga largimi im

Kylian Mbappe ishte shumë afër largimit nga PSG drejt Real Madridit.

 

Skuadra spanjolle kishte ofertuar në ditët e fundit të afatit kalimtar veror një shumë prej 170 milionë eurosh, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG refuzoi çdo lloj oferte për yllin francez, pavarësisht se ai ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin nga Parisi dhe sulmuesi po refuzon të nënshkruajë kontratë të re.

Mbappe në një intervistë për “RMC Sport” pranoi se dëshira e tij ishte të largohej nga PSG, por tha se do dëshironte që klubi të përfitonte para nga largimi i tij në mënyrë që të gjenin një zëvendësim adekuat për të.

“Unë kërkova të largohesha [në korrik] sepse nga momenti që nuk doja të zgjatja kontratën, doja që klubi të merrte para nga transferimi im, për të gjetur një zëvendësues cilësor. Doja të largohesha duke i respektuar: thashë, nëse nuk doni që unë të largohem tani, atëherë do të qëndroj”, tha ai për “RMC Sport“.

Reja: Katër pikë do të ishin ideale ndaj Hungarisë dhe Polonisë

E konfirmon Reja: Ky futbollist e ka refuzuar ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë