Mbappe në Real Madrid? Kjo është deklarata e fundit e Nasser Al Khelaifi

Transferimi i mundshëm i Mbappes në Real Madrid po vazhdon të jetë tema më e përfolur e ditëve të fundit.

Pasi u refuzua oferta e parë prej 160 milionë euro, u raportua se skuadra e madhe spanjolle ka ofruar 170 milionë dhe 10 milionë bonuse, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi nga presidenti i PSG’së, Nasser Al Khealifi, i cili shkurtimisht tha se klubi i tij është i qartë në këtë temë.

“Mbappe? Unë kam qenë shumë i qartë, ne kemi qenë shumë të qartë. Qëndrimi i klubit është i qartë. Ne nuk do ta ndryshojmë apo përsërisim atë”, tha Nasser Al Khelaifi.

/Gazeta Olle/

Jorginho shpallet lojtari më i mirë i vitit nga UEFA

Presidenti i PSG-së zbulon nëse Ronaldo është në planet e skuadrës së tij