Mbappe lëndohet në stërvitje, në dyshim për Realin

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Anësori francez është lënduar gjatë seancës së sotme stërvitore (e hënë) duke vënë në dyshim pjesëmarrjen në sfidën vendimtare.

Ishte pikërisht kampioni i botës që e vendosi përballjen e parë në Parc des Princes me një solo gol në minutat shtesë.

Ndërsa tash, Le Parisien dhe RMC Sport raportojnë se ai mund të mos jetë në dispozicion për sfidën në Santiago Bernabeu si pasojë e lëndimit.

het ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës për të konfirmuar gjendjen e tij dhe mundësinë e udhëtimit për në Madrid. /Telegrafi/

Rezultatet e plota të xhiros së 16-të në Ligën e Dytë

Ard Limani: Kemi nevojë për Intelektualët