Mbappe lëndohet, do t’i mungojë PSG-së ndaj Manchester Cityt

Kylian Mbappe ka qenë njeriu kryesor i Paris Saint Germain në fitoren në udhëtim 1-3 te Metzi.

Sulmuesi francez ishte fantastik, por nuk arriti ta përfundojë ndeshjen, për shkak të një lëndimi.

Numri shtatë i parisienëve ka realizuar dy gola në fitoren e skuadrës kryeqytetase në udhëtim, fitore që i rikthen ata në krye të Ligue 1.

Megjithatë francezi u zëvendësua tre minuta para fundit të takimit nga trajneri Mauricio Pochettino për shkak të një lëndimi.

Ende nuk dihet shkalla e lendimit, por Mbappe që është futbollisti kyç i PSG-së, pritet të mungojë në ndeshjen e të mërkurës kundër Manchester City në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

/Gazeta Olle/