Mbappe do transferimin te Reali, Al Khelaifi me veprim të papritur ndaj francezit

Paris Saint Germain fshin Kylian Mbappenë. Klubi francez ka vendosur të heqë posterin e futbollistit 24-vjeçar nga stadiumi, pas prishjes së raporteve mes palëve.

E si të mos mjaftonte kjo, me urdhër të presidentit Nasser Al Khelaifi, është tërhequr edhe bluza e Mbappe nga dyqani zyrtar i PSG-së, duke mos u ofruar më për fansat.

Marrëdhëniet mes klubit kryeqytetas dhe sulmuesit 24-vjeçar u prishën që në muajin qershor, kur Mbappe njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në verën e 2024-ës.

Menjëherë klubi francez reagoi duke e përjashtuar nga ekipi dhe duke i dhënë ultimatum të gjejë një ekip tjetër që mund të paguajë 200 milionë euro për kartonin e tij, ose do të kalojë sezonin e fundit në tribunë.

Mbappe vijon të stërvitet i diferencuar në pritje që Reali i Madridit të bëjë një hap konkret dhe të paraqesë një ofertë zyrtare për të, teksa më herët refuzoi edhe milionat që ofruan nga Arabia Saudite.

Dikur pjesë e Kombëtares shqiptare dhe Gentit, Gavazaj zyrtarizohet te Drenica

Prishtina do t’i zhvillojë ndeshjet e para në Kampin Nacional në Hajvali