Mbahet turneu memorial “Bajram Neziri”, juniorët e 2 Korrikut fitojnë me penallti

Sot në stadiumin e KF 2 Korriku në Prishtinë,u mbajt Turneu Memorial “Bajram Neziri”, në shenjë kujtimi për figurën e tij si një nder kontribuuesit e mëdhenj në futbollin e Kosovës.

Në këtë turne morën pjese 4 skuadrat e kryeqytetit: Prishtina, Flamurtari, 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku (Juniorët).

Fitues i Turneut u shpall 2 Korriku që në finale pas ekzekutimit të penalltive mposhti Ramiz Sadikun.

Lojtari me i mire i turneut u shpall Miftar Avdiu i 2 Korrikut, ndërsa portieri më i mirë Arnis Ajeti i 2 Korrikut.

Kupat dhe medaljet për më të mirët u ndanë nga familjarët e Bajram Nezirit.

Emri i Bajram Nezirit meriton të kujtohet përjetësisht si një nder punëtoret më të mirë që ka pas futbolli ynë.

Broja me premtim për Intelektualët para nisjes së kampionatit të ri

Curri beson: Jam i bindur që do të kalojmë në fazën play-off