Mbahet takimi mes drejtuesve të klubit dhe Bylbyl Sokolit, ja çfarë është vendosur

Sport Club “Gjilani” nuk është duke kaluar momente të mira sa i përket rezultateve të fundit.

Mbahet takimi mes drejtuesve të klubit dhe Bylbyl Sokolit, ja çfarë është vendosur
22 Shkurt, 2021

Sport Club “Gjilani” nuk është duke kaluar momente të mira sa i përket rezultateve të fundit.

Pas eliminimit në Kupën e Kosovës nga Istogu, gjilanasit nuk po arrijnë tek fitorja në këtë fillim të sezonit pranveror, shkruan Gazetasheshi.com

Në dy ndeshjet e para të këtij sezonit, skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka marrë një barazim në Drenas kundër Feronikelit dhe ka pësuar humbje në Podujevë kundër Llapit.

Për këto rezultate aspak të mira, mbrëmë ka folur edhe trajneri Bylbyl Sokoli i cili ka thënë që do ketë takim me kryesinë e klubit dhe se përgjegjësinë e merr trajneri.

“Çdo gjë do të diskutohet me kryesinë e klubit. Përgjegjësinë gjithmonë e merr trajneri dhe kështu e marrë unë pasi që gabimet janë banale”, kishte thënë Sokoli në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Megjithatë, Gazeta “Sheshi” për këtë çështje e ka kontaktuar Drejtorit Ekzekutiv të SC Gjilanit, Sevdail Robellin.

Robelli e ka konfirmuar se është mbajtur takimi me trajnerin dhe se nuk ka asnjë zhvillim tjetër përpos të vazhdohet me ndeshjen e radhës.

“Jemi takuar me Profesorin dhe lojtarët, u bë analiza e ndeshjes dhe filluan përgatitjet për ndeshjen e radhës. Nuk ka asnjë zhvillim tjetër. Lojtarët dhe stafi janë të vetëdijshëm se rezultatet e ndeshjeve na kanë rreziku shumë objektivat. Megjithatë, të gjithë do të vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës me Ballkanin ku opsioni i vetëm është fitorja”, tha Robelli për “Sheshin”.

Ndeshja, Gjilani – Ballkani, do te zhvillohet ditën e mërkurë me fillim nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.