Mbahet seminari me vëzhgues të gjyqtarëve të futbollit

Në kuadër të edukimit dhe rifreskimit me Rregulloret dhe informatat e reja në fushën e referimit, nën mbikëqyrjen e FFK-së, Kom

isioni i Gjyqtarëve ka organizuar seminarin një ditor me vëzhgues të gjyqtarëve të futbollit.
Komisioni i Gjyqtarëve pas seminarit të FIFA-së, të cilin e kishte organizuar muajin e kaluar me gjyqtarët, ka vazhduar të njëjtën edhe me vëzhguesit e gjyqtarëve.

Kjo në mënyrë që vëzhguesit e gjyqtarëve të jenë sa më të saktë në vlerësimin dhe rritjen profesionale të gjyqtarëve.Instruktor në këtë seminar është Sokol Jareci, i cili është instruktor i UEFA-s.

Në këtë seminar marrin pjesë të gjithë vëzhguesit e gjyqtarëve dhe temat e seminarit janë:

– Udhëzime për vlerësimin dhe notimin e gjyqtarëve, përfshirë VAR
– Ndryshimet e Rregullave të lojës 22/23 | Pozicioni jashtë loje
– Identifikimi i incidenteve kyçe në ndeshje dhe
– Incidentet në zonën e penalltisë

 

Dy legjenda të futbollit botëror do ta vizitojnë Kosovën

Orari dhe gjyqtarët e javës së katërt në ALBI Mall Superligë