Mazzarri drejt Anglisë, por kush e kërkon?

Walter Mazzarri ka qenë i lidhur me një lëvizje për në Angli ndërsa thuhet se ka marr parasysh ofertat nga Sunderland dhe Newcastle United.

Ish trajneri i Napolit u shkarkua nga Inter në nëntor dhe besohet se tashmë dëshiron ta provoj vetën në Premierligë.

‘Calciomercato.com’ ka raportuar se Mazzarri kaloi javën e kaluar një turne në Angli, duke përfshirë një udhëtim në ‘Goodison Park’ për të shikuar ndeshjen Everton – Sunderland.

Faqja italiane e internetit beson se ‘Macet e Zeza’ janë të gatshëm ta bahskojnë trajnerit me Ricky Alvarezin në stadiumin e dritave.

Sunderland thuhet se do të nënshkruajë me Alvarez në verë për 11 milionë euro në qoftë se ata mund të sigurojnë mbijetesën në Premierligë në dy ndeshjet e tyre të fundit.

Megjithatë edhe Newcastle United besohet të jenë të interesuar për Mazzarrin, por rrogat e tij prej 3.5 milionë euro që e merr ende nga Interi, i bënë ekipet të mendojnë.