Mazrekaj me probleme

Mentor Mazrekaj mungoi në seancën stërvitore të së dielës me Partizanin dhe për mungesën e tij u tha se ka marrë leje nga klubi për qëndruar edhe një ditë më shumë pranë familjes. Por arsyeja e vërtetë e mungesës së tij ka qenë pjesë- marrja e mesfushorit në një turne minifutbolli të zhvilluar në Lipjan të Kosovës.

Është bërë e pamundura nga organizatorët që prania e Mazrekajt në ndeshjen e kalçetos të mos publikohej në mediat kosovare, me pretekstin se mund t’i prishte punë lojtarit te Partizani, pasi ekipi po bëhej gati për ndeshjen e kthimit me Stromsgodset.

Gjithsesi, “Panorama Sport”, nga burimet e saj në Kosovë, ka arritur të sigurojë një foto të Mazrekajt me skuadrën Avni Ita në takimin ndaj ekipit Bajram. Kontributi i Mazrekajt me skuadrën e tij ka qenë i rëndë- sishëm, pasi mesfushori i të kuqve ka shënuar në këtë takim të fituar 4-3 nga Avni Ita…/PanoramaSport

Untitled