Mazrekaj ia jep fitoren Partizanit

Mentor Mazrekaj vazhdon me formën fantastike nën fanellën e Partizanit, duke e vulosur edhe një fitore të të kuqve. ‘Demat’ fituan 1:0 në Vlorë ndaj Flamurtarit, falë golit të kosovarit i cili shënoi nga pika e bardhë.

Në ndeshjet tjera, Kukësi mundi Teutën 3:2 ndërsa Apolinia e bëri më interesant luftën për mbijetesë duke triumfuar 4:1 ndaj Elbasanit. Në Shkodër, Laçi heshti Vllazninë duke fituar 1:0.