Maxim Prodan ‘provokon’ Markun para meçit të madh: Unë jam kampion dhe do ta dëshmoj në praktikë

Boksieri me prejardhje shqiptare, Florian Marku, do të rikthehet në ring me 25 shtator të këtij viti.

28 vjeçari kësaj radhe do të takohet me boksierin ukrainas, Maxim Prodan.

Prodan është një boksier me cilësi të mëdha dhe këtë e ka treguar me meçet që ka zhvilluar deri më tash.

 

 

Nga 20 meçe deri më tash, ai i ka fituar 19 prej tyre dhe ka barazuar në vetëm një.

Boksieri ukrainas në një intervistë për GazetaBlic Sport ka thënë se Marku nuk është për këtë sport, derisa tutje ka theksuar se ai është kampioni dhe se këtë gjë do ta dëshmojë edhe në praktikë.

Unë jam edhe më i gatshëm për të luftuar në një stadium kaq të madh. Unë jam një luftëtar dhe gati për të luftuar këdo dhe kudo. Ky stadium i madh është një shans për mua për ta treguar veten dhe cilësitë që kam. Kam respekt të madh për adhuruesit e boksit anglez, kjo është histori. Sa i përket kundërshtarit, mund të them se ai është një djalë me karakter, por boksi nuk është sporti i tij, por i imi. Unë jam kampion dhe do ta dëshmoj në praktikë. Respekt edhe për fansat e mi, miqtë e mi dhe ju them: Shikoni luftën, do të jetë interesante mezi pres”, tha Prodan për GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, boksieri shqiptar, Florian Marku ka deklaruar se do ta fitojë këtë ndeshje me nokaut dhe se fitorja nuk do të diskutohet.

 

 

Drita pëson humbjen e dytë në Superligë, kësaj radhe nga Rahoveci

Peja triumfon në klasiken kundër Prishtinës, shkëlqen Dardan Berisha