Max Verstappen në pole position, kampioni e fillon nga vendi i parë garën në Austri

Me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohet gara e madhe për çmimin e Austrisë në Formula 1.

Austrian Grand Prix ka mbyllur kualifikimet, me pilotët që tashmë kanë fituar vendet e tyre, ku do të nisen nesër në një nga pistat më të shpejta këtë vit.

Pas çmendurisë në Silverstone, në një garë të jashtëzakonshme, kampioni aktual Max Verstappen nuk arriti në podium, ndërsa në Austri e fillon nga vendi i parë, shkruan Gazeta OLLE.

Holandezi do të ketë prapa dyshen fantastike të Ferrarit, Leclerc dhe Sainz të cilët mbyllën top treshen në kualifikime.

Ndërsa piloti i Mercedesit, Gorge Russell pozicionohet në vendin e katërt, i ndjekur nga Red Bulli i Sergio Perez.

Në 10-të pilotët e parë, listën e mbyllin Ocon, Magnussen, Hamilton, Schumacher dhe Norris.

/Gazeta OLLE/

FSHF hap regjistrimet në kursin e trajnerëve të licencës UEFA B që nis në shtator

Asllani gol në testin e Interit, kuptohet me sy mbyllur me Lukakun (video)