Mavraj: Te zotit jemi e te ai do të kthehemi

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtarën në ‘Facebook’, për të shkruar këto fjalë pas vdekjës së babit të tij:
“Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi…
Syu loton e zemra pikellohet e sdo themi asgje veç asaj që Zotin e kënaq : “Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi”. Babi vdekja jote na rendoi po kur mendoj se cili babe ke qenë për ne kjo ma lehtëson deri diku dhimbjen se shpresoj se Zoti do të shpëbleje.
“Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi”
O Allahu i Madheruar fale. meshiroje, beje te prehet ne paqe sic kishte shpirtin, varrin beja kopshesht te Xhenetit!”, shkruhet në faqën zyrtare të Mavrajt, duke publikuar edhe një foto me babin e tij.