Mavraj rikthehet në stërvitje

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj është rikthyer në stërvitje te Kolni. Futbollisti nga Kosova ka marrë pjesë në senacës e së martës. Ai mungonte prej disa ditësh pasi u largua për në Kosovë për shkak të vdekjes së babait të tij, i cili vuante një sëmundje e rëndë.

Mavraj mungoi në dy takimet e fundit ndaj Freiburgut dhe Hoffenheimit. 28-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje në këtë sezon të Bundesliga 1. (sportal.al)