Mavraj nuk ia del

Duket se edhe përfundimisht përzgjedhësi Gianni De Biasi e ka humbur mbrojtësin Mërgim Mavraj për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve kundër Armenisë.

Sipas informacioneve që vijnë nga Shqipëria, Mavraj nuk ia ka dalë që të rikuperohet me kohë për ndeshjen e së dielës, ndërsa vendin e tij do ta zë kosovari Arlind Ajeti, shkruan Gazetaolle.com.

Shqipëri-Armeni zhvillohet të dielën.