Mavraj ndal Dortmundin

Mërgim Mavraj dhe skuadra e tij, Koln, kanë ndalur Borussia Dortmundin. Ndeshja e luajtur në Signal Iduna Park u mbyll pa gola (0:0).

Mbrojtësi kosovar i Kombëtares shqiptare luajti tërë ndeshjes, derisa pati shumë punë në repartin e tij.

Dortmund shënon barazimin e dytë radhazi, pas tri fitoreve të mëparshme. (Gazeta Olle)