Mavraj konfirmon se është në bisedime me klubin e madh shqiptar: Do të ishte nder për mua ta vesh atë fanellë

Mërgim Mavraj është emri më i madh i dalë në skenë në këtë merkato për një transferim të mundshëm te Partizani.

Pas largimit të Belicës, të kuqtë janë në kërkim të një tjetër qendërmbrojtësi, që do të shtonte opsionet dhe konkurrencën në sulm.

“Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht para disa ditësh se “demat” kanë kontaktuar Mërgim Mavrajn, ish-kapitenin e Kombëtares, që ka luajtur me ekipe si Hamburg, Ingolshtad apo Grojter Furth.

Vetë Mavraj është prononcuar në lidhje me këtë temë, ku duket pro një lëvizjeje të tillë. “Po, mund t’jua konfirmoj që kam lejuar të nisin bisedimet”.

“Për momentin vetëm kaq mund të them. Nuk e di se si mund të shkojë, nëse do të ketë një bashkëpunim apo jo. Nga ana ime mund të them se fakti që një klub si Partizani është interesuar për mua që të jem pjesë e tij, është një vlerësim shumë i madh”.

“Të rikthehem prapë në ato fusha me tifozët e mrekullueshëm shqiptarë, në fushat ku kemi pasur shumë kujtime, do të ishte një mënyrë nostalgjike për t’i prekur edhe një herë ato stadiume, ato fusha”.

“Madje, ja tani që po i përmend për ju, sa më shumë i mendoj, aq më shumë më shtohet dëshira. Gjithsesi, nuk e di se si do të mbyllet, janë shumë faktorë”.

“Nga ana ime është një ide shumë e mirë, shumë e bukur, që ta mbyll karrierën në Shqipëri. Po e përfundoj duke e theksuar edhe një herë, që a do të më jepet apo jo mundësia, nuk e di”, tha ai ndër të tjera për “OverSport”.

Fiorentina dorëzohet për Bajramin, tani yllin shqiptar e kërkon Sassuolo

Evertoni kërkon Brojën nga Chelsea për ta lënë të lirë yllin e tyre