Mauro Icardi kërcënon me largim nga PSG nëse Wanda Nara nuk kthehet tek ai

Në një kthesë të çuditshme të ngjarjeve, Mauro Icardi ka kërcënuar se do të largohet nga Paris Saint-Germain nëse Wanda Nara nuk kthehet tek ai.

Argjentinasi dyshohet se ka pasur një lidhje me modelen dhe aktoren argjentinase China Suarez.

Si rezultat, prezantuesja dhe modelja argjentinase Wanda e hoqi Icardin nga lista e ndjekësve të saj dhe më pas bëri një postim thumbues: “Rrënoi një familje tjetër”.

Lojtariu iu përgjigj raportimeve, duke ndarë një imazh të tyre së bashku, duke i uruar asaj ditën e nënës – e cila po festohej në Argjentinë të dielën.

Wanda u kundërpërgjigj, duke postuar një fotografi të dorës së saj të shoqëruar me një mesazh: “Ditë e mirë. Më pëlqen më mirë dora ime pa unazë”.

Epo, e fundit në sagën e Wandas dhe Icardit është se ish-lojtari i Interit ka kërcënuar të largohet nga PSG nëse ajo nuk kthehet tek ai.

Mediat franceze RMC Sport thonë se ai është i përgatitur për t’u larguar nga Parisi nëse marrëdhënia e tij me Wandan nuk është rregulluar.

28-vjeçari u lejua të largohej nga stërvitja e PSG-së të dielën për arsye ‘familjare’.

Icardi dhe Wanda kanë dy vajza – Francesca dhe Isabella – dhe i kanë rritur së bashku me tre djemtë e Wandas (Valentino Gaston, Constantino dhe Benedicto) nga lidhja e saj e mëparshme me Maxi Lopez.

Qëndrimi rreth një largimi të mundshëm të Icardit nga PSG, mund të hapë rrugën për një kalim në Newcastle United, të cilët thuhet se po e kërkojnë lojtarin.

Edhe pse ata përballen me konkurrencë të ashpër nga skuadrat si Tottenham dhe gjigantët e Serie A, Juventusi.

Në javën e shtatë përballen finalistët e “Play-offit”

Shtyhet fillimi i edicionit në Ligën Unike të femrave