Maurizio Sarri merr vendim për të ardhmen e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi nuk do të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi kosovar duket se  ka fituar besimin e trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri.

Raportohet se sulmuesi prizrenas do të jetë zgjedhja e Sarrit për zëvendësuesin e Immobiles.

Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere dello Sport’, Sarri tashmë e ka ndarë mendjen pasi ishte në dyshim se cili nga dyshja Muriqi – Caicedo do të largohen.

Caicedo pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar veror pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2022, kurse Fenerbahçe është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij. /Gazeta Olle/

Largim i rëndësishëm nga Dukagjini

Liverpooli ia cakton çmimin e largimit Shaqirit