Një pikë ose nuk ka Champions

Kapiteni i Lazios, Stefano Mauri thotë që skuadra e tij duhet ta arrijë me çdo kushtë Ligën e Kampionëve.

Humbja kundër Romës që e siguruan vendin e dytë dhe një vend automatike në Ligën e Kampionëve, do të thotë që Lazio duhet të ‘luftojë’ me Napolin për pozitën e tretë.

“Loja shkoi keq sot dhe nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi edhe një ndeshje. Ne merituar diçka më shumë edhe kundër Juventusit në Coppa Italia dhe e njëjta vlenë edhe për këtë ndeshje”.

Lazios i duhet një pikë kundër Napolit, për të marr vendin e tretë ndërsa një humbje do t’i prishte sezonin.

“Ne meritojmë të jemi në Ligën e Kampionëve dhe duhet të marrë rezultat kundër Napolit me çdo kusht”.