Genoa ka rikthyer në skuadër portierin, Mattia Perin.
Ky i fundit, nuk ka arritur ta gjejë vetën te skuadra e Juventusit, përcjellë Gazeta Olle.
Perin, tashmë ka kryer testet mjekësore, ndërsa do të nënshkruaj kontratë 6 muajshe.
Genoa, e kishte shitur portierin në fjalë për 14.2 milionë euro 18 muaj më parë.
27-vjeçari ka luajtur vetëm nëntë ndeshje për Juventusin dhe u bë portieri i tretë pas rikthimit të Gianluigi Buffonit.