Matthaus ‘godet’ Guardiolan

Ish futbollisti i Bayern Munich, Lothar Matthaus thotë se lojtarët e skuadrës gjermane janë duke e humbur besimin në metodat e trajnerit Pep Guardiola.

44-vjeçari ka çuar bavarezët drejt dy titujve të Bundesligas prej se mbërrijti në Gjermani, por ka dështuar të ketë ndikimin e dëshiruar në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e tij u mund 5:0 në total nga Real Madridin në gjysmë-finalen e vitit të shkuar ndërsa  12 muaj më pas, vjen humbja 3:0 me Barcelonën.

Të dielën legjenda Franz Beckenbauer deklaroi se Guardiola e kishte paguar çmimin për lejimin e largimit të Xherdan Shaqiri në janar dhe tani Matthaus është shtuar në listën e kritikëve.

“Guardiola kishe thënë tashmë se sezoni i tyre është e gjatë dhe ai kishte përdorur rotacion në ekipin e tij aq shumë sa që është shqetësuese”, tha ai për Sky Deutschland.

“Ekipi i tij nuk e ka stabilitetin e duhur që e kishin për më shumë se tetë muaj. Duket se lojtarët janë duke humbur besimin në trajner, dhe ai nuk e kishte pritur këtë”.

Përveç largimit të mundshëm nga Liga e Kampionëve, Bayern u rrëzua nga gjysmëfinalja e DFB-Pokal ndaj Borussia Dortmund.