Mata më i sakti te Unitedi, Januzaj kërkah

Juan Mata është futbollisti më i saktë në skuadrën e Manchester Unitedit, pas një loje të fituar me pesë shokët e skuadrës, Adnan Januzajn, David De Gean, Chris Smallingun, Angel Di Marian dhe Marouane Fellainin.

Në dy goditje drejt portës, ai e qëlloi traversën dy herë, që ishte qëllimi kryesor i kësaj loje.

Prej lojtarëve tjerë, edhe De Gea, Di Maria e Fellaini e ‘gjetën’ traversën nga një herë, derisa Januzaj dhe Smalling i huqën dy goditjet. /Gazeta Olle