Mascherano kërkon kujdes

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka theksuar Real Madrid vazhdon të jetë kundërshar i frikshëm përkundër një krize në lojë në periudhën e fundit.

Gjiganti katalan pret Realin në Camp Nou të dielën, në El Clasicon që pritet të luajë rol të rëndësishëm në garë për titull të kampionit në La Ligë.

Andaj, Mascherano ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të kenë kujdes.

“Reali është gjithmonë rival nga i cili duhet të keni frikë për madhështinë që ka, dhe për historinë e tij”, deklaroi Mascherano pas ndeshjes kundër Manchester Cityt.

Barcelona kryeson në renditje, por ka vetëm një pikë më tepër se Real Madrid që synon të rikthejë pozitën e parë.