Martohet me myslimane dhe konvertohet në fenë islame – Ylli i Arsenalit ndërron edhe emrin

Njerëzit bëjnë shumëçka për dashurinë. Thomas Partey mbylli sezonin e dytë në Premier League me Arsenalin, ekip me të cilin regjistroi jo më shumë se 26 ndeshje si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Gjithsesi, gjërat jashtë fushës së blertë po shkojnë shumë mirë për mesfushorin shkatërrues.

28-vjeçari nga Gana ka vendosur të ndryshojë besimin dhe emrin e tij.

I lindur si i krishterë dhe i konvertuar në fenë islame. Dashuria dhe martesa me marokenen Sara Bella ka ndikuar që Thomas të ndryshojë edhe emrin në Yakubu.

Unë kam vajzën që dua. Jam rritur me myslimanë, kështu që nuk ishte problem ndërrimi i fesë. Në fund të ditës është e njëjta gjë për mua”.

“Unë jam tashmë i martuar dhe emri im mysliman është Yakubu”, deklaroi lojtari afrikan i Arsenalit, i cili do të zbresë në fushë me emrin Thomas në fanellë, njësoj si më parë.

Trepça blindon trajnerin dhe dy yjet e skuadrës për edicionin e ri

Trajneri i Irlandës flet për ndeshjen ndaj Kosovës: Kemi ardhur për fitore