Ish-sulmuesi i Drenicës lidhjen e tij me Egzonën e ka kurorëzuar tashmë edhe me martesë.
Kastriotin dhe Egzonën me pjesëmarrje në dasmë i ka nderuar edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe djali i heroit kombëtar, Hamëz Jasharit, Bekimi.
Në aspektin profesional, Mehmeti ka bërë të ditur se karrierën e tij do ta vazhdojë në Zvicër, atje ku edhe është zhvendosur për të jetuar.
Përveç te Drenica, Kastriot Mehmeti në të kaluarën ka luajtur edhe te Trepça.