Anthony Martial u largua nga Manchester United në ditët e fundit të merkatos së janarit dhe tani është pjesë e Sevilla në LaLiga.
Francezi ka pranuar se zërat për një kalim te Juventusi e Barcelona kanë qenë të vërteta, por ai zgjodhi spanjollët për një arsye shumë të rëndësishme.
“Barcelona foli me agjentët e mi në janar, Juventusi donte të nënshkruante me mua dhe po shtynin ta bëja diçka të tillë. Kjo është e vërtetë”.
“Gjithsesi prioriteti im ishte Sevilla. Këtu kam mundësinë të jem titullar, të luaj rregullisht siç kam dashur gjithmonë”, ka deklaruar Martial.