Marsel Ismajlgeci largohet nga Tirana dhe prezantohet te skuadra e re

Tashmë është zyrtare, Marsel Ismajlgeci është zyrtarisht futbollist i Zrinjki Mostar, në Bosnjë Herecegovinë.

Tirana ka përfituar nga ky transferim 150 mijë euro. Ky është largimi i dytë i rëndësishëm nga Tirana në këtë merkato dimri, pas transferimit të Redon Xhixhës te Qarabagu.

Njoftimi i Zrinjskit:

“HŠK Zrinjski Mostar dhe KF Tirana kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit të majtë 22-vjeçar Marsel Ismajlgeci, i cili sot ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2025/2026.

Kapiteni i kampionit shqiptar bëri 122 paraqitje zyrtare në fanellën e Tiranës, me 10 gola dhe 14 asistime. Ai bëri edhe dy paraqitje për Kombëtaren A të vendit të tij dhe në vitin 2021 Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e zgjodhi lojtarin e ri më të mirë në Shqipëri.

Amir Gross Kabiri, zëvendëspresident i HŠK Zrinjski Mostar deklaroi:

“Jemi të kënaqur që jemi përforcuar me Marsel Ismajlgecit, që i përshtatet strategjisë dhe synimeve tona. Ne do të vazhdojmë të forcojmë skuadrën tonë për të përmbushur pritshmëritë dhe për të realizuar objektivat tanë”.

Mirë se vjen, Marsel!

Barcelona e regjistron Gavin si lojtar të ekipit të parë, merr numrin 6

Berisha mund të transferohet në minutat e fundit në Premier League